×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Serbia ka dyfish më shumë diplomatë në SHBA sesa Kosova, në ambasadë punojnë vetëm 4 persona

    Insajderi
    19 February 2023 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konsiderohet si kryeqendra botërore, jo veç për politikë.

    Rëndësia e Washingtonit është e dyfishtë për Kosovën, aq sa për të kaluarën, edhe për sukseset e së ardhmes në plotë fusha, që varen shumë nga shteti më i fuqishëm në botë.

    Për këtë, lobimi pritet nga ambasada e Kosovës këtu, për të cilën mund të mos jetë e lehtë kjo punë. Ajo funksionon me veç katër diplomat, përfshirë këtu, ambasadorin, Ilir Dugolli.

    Rreth dyfish më tepër staf diplomatik në shtetin jo shumë mik të vetin ka Serbia, gjithsej 13.

    Situatë thuajse e njëjtë është edhe në Bruksel, ku Kosova zhvillon dialogun me Serbinë.

    Prishtina, në ambasadën aty që mbulon edhe Luksemburgun përfaqësohet nga gjashtë diplomat.

    Një më pak e ka në Itali, ku Shqipëria ka 9 të tillë.

    Me veç nga dy diplomat funksionojnë ambasadat e Kosovës në Izrael e Japoni.

    Me këto shifra, rezultatet që pret shteti nga këto shërbime diplomatik, po konsiderohen vështirë të arritshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark