×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Serbia monitoronte zgjedhjet nga afër, i kemi identifikuar individët që silleshin “rreth e çark” vendvotimeve”

    Insajderi
    25 April 2023 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Xhelal Sveçla, ka folur për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.

    Sveçla ka thënë që Beogradi përveç që ka bërë ftesë për mosdalje në zgjedhje, edhe ka kërcënuar.

    “Nuk ishte vetëm që i bënë ftesë, ata edhe kërcënuan. Ata thanë se çdokush që do të dalë dhe do të votojë do të identifikohet, është armik i Serbisë”, tha Sveçla në një intervistë për RTK.

    Tutje, Sveçla tha se strukturat paralele të Serbisë monitoruan këto zgjedhje duke qëndruar 100 metra larg vendvotimeve, kështu për t’u siguruar që shiheshin prej popullit, e për të përçuar mesazhin se do të identifikoheshin nëse do të votonin.

    “Ata në fakt edhe monitoronin vendvotimet tona qoftë përmes kamerave elektronike qoftë edhe përmes individëve që shëtisnin rreth e çark”.

    Ministri Sveçla tha se këto struktura paralele janë identifikuar.

    “Ish-zyrtarët policorë të cilët kanë dhënë dorëheqje të cilët luajnë një kinse rol të kujdestarisë të themi më mirë se jo policore sepse nuk kane kapacitetet dhe as mundësitë por një lloj intelegjence të heshtur, të cilët pastaj tyë gjitha këto informata ia raportojnë Serbisë”, shtoi Sveçla.

    Kjo, sipas Sveçlës, ka shkaktuar frikë te serbët e Kosovës.

    Tutje, ai tha se janë duke punuar jo vetëm në identifikimin por dhe dëshmimin e veprimeve të tyre ilegale.

    Të gjitha këto, tha ministri Sveçla, do të adresohen në Prokurori

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark