×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia tashmë është në zonën e kuqe të COVID-19

    Insajderi
    19 October 2020 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për luftim dhe kontroll të sëmundjeve (ECDC), Serbia në 14 ditët e fundit ka mbi 30 të infektuar në 100.000 banorë.

    Kjo do të thotë se Serbia zyrtarisht gjendet në zonën e kuqe të koronavirusit.

    Sipas parametrave në fuqi, të gjitha vendet me më pak se 15 pacientë për 100.000 qytetarë janë në zonën e gjelbër, zona e verdhë është nga 15 deri në 30 të infektuar për 100.000, zona e kuqe nga 30 në 50 dhe gjithçka mbi 50 i përket zonës vjollcë.

    Duke marrë parasysh që, sipas anëtarëve të Shtabit të Krizave të Serbisë për luftën kundër Covid-19, në ditët në vijim pritet rritje e mëtejshme e numrit të infektuarve, nuk përjashtohet që Serbia të arrijë zonën vjollcë, shkruan gazeta serbe “Blic”.

    Për të pasur mbi 50 persona të infektuar për 100.000 banorë, është e nevojshme që numri ditor i personave të infektuar rishtas në Serbi të jetë më i lartë se 350.

    Të dhënat e ECDC për numrin e të infektuarve për 100.000 banorë përdoren më shpesh për të përcaktuar situatën epidemiologjike në një vend, dmth. nëse rekomandohet udhëtimi në të ose nëse shtetasve të një vendi të caktuar lejohen të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark