×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia u kërkon ndërkombëtarëve lirimin e Ivanoviqit

    Insajderi
    22 April 2016 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi zyrtar, do të kërkojë nga komuniteti ndërkombëtar që Oliver Ivanoviqi të lirohet menjëherë.

    Drejtori Gjuriq ka thënë se Beogradi zyrtar, aktgjykimin ndaj liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, e shesh si proces politik, prandaj do të kërkojë nga komuniteti ndërkombëtar që ai të lirohet menjëherë deri në një vendim të ri.

    Në një konferencë për shtyp, Gjuriq ka thënë se për muaj të tërë Ivanoviqi ka qëndruar prapa grilave në kushte që asnjë i pafajshëm nuk duhet të qëndrojë, raportojnë mediat serbe.

    “Çfarë i ka ndodhur Ivanoviqit mund t’i ndodh çdonjërit në Kosovë dh Metohi dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e tij”, ka thënë ai.

    Një procedurë apeli është duke u përgatitur, por mund të zgjasë me muaj të tërë përpara se gjykata të apelojë vendimin, ka thënë avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vlajiq, duke shtuar se klienti i tij po mbahet në burg tash e 27 muaj me radhë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark