×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Serbia vazhdon ta shkelë marrëveshjen, falënderon Hungarinë për votën kundër Kosovës në KiE

    Insajderi
    11 May 2023 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Serbia ka shkelur edhe një herë marrëveshjen e arritur në Bruksel me Kosovën, ku palët kishin rënë dakord që të mos pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

    Së fundmi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë vizitës së tij në Hungari, ka falënderuar homologun e tij Peter Szijjarto për qëndrimin e Hungarisë ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    “Në emër të Serbisë dhe popullit të saj, Ministri i Jashtëm Daçiq falënderoi për qëndrimin e fundit në lidhje me kërkesën e Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, u bë ditur në një postim në Twitter nga MPJ e Serbisë.

    Lidhur me këtë ka reaguar ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

    Ajo ka thënë se Serbia po poshtëron Perëndimin duke shkelur me vetëdije dhe qëllimisht marrëveshjen.

    “Menjëherë pasi ra dakord me Kosovën për Propozimin e BE-së (i mbështetur fuqishëm nga SHBA ), Serbia poshtëron Perëndimin duke shkelur me vetëdije, qëllimisht dhe haptazi Nenin 4 të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark