×
  • Sport
  • Sport

    Sergio Perez fiton në Grand Prix të Arabisë Saudite, kampioni Max Verstappen pas tij. Zhgënjehet Alonso…

    Insajderi
    19 March 2023 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Red Bull konfirmon dominimin e tij në këtë fillim të sezonit 2023, me një dopietë të dytë fitoreje pas Bahreinit. Sergio Perez, i cili mundi ta transformonte ‘pole position’ në fitore vitin e kaluar, korrigjoi situatën me stil këtë të dielë, pavarësisht një fillimi mesatar. Ai shënoi suksesin e pestë në karrierë, i pari në Jeddah.

    Perez fitoi përpara shokut të tij të skuadrës Max Verstappen, i cili bëri një progress të madh për të kaluar nga vendi i tij i pesëmbëdhjetë në rrjet, por pa mundur ta sfidonte shokun tij për fitore. Me pikën për xhiron më të shpejtë të marrë, holandezi ende ruan epërsinë në renditjen e pilotëve, edhe pse vetëm dy gara janë kryer.

    E gjithë buzëqeshja pas garës, duke vlerësuar punën dhe makinën e pabesueshme që skuadra e tij i ka dhuruar në fillim të sezonit, u shua te Fernando Alonso, i cili mendoi se kishte fituar podiumin e qindtë të karrierës së tij. 

    Spanjoli, i penalizuar me pesë sekonda për vendosjen e gabuar në rrjetin e startit, mësoi pas përfundimit të garës, se ai mori një tjetër penallti, prej 10 sekondash këtë herë, sepse … e kishte penguar të parin, si Esteban Ocon në Bahrein. Pra, kampioni i dyfishtë i botës përfundoi më në fund pas Xhorxh Russelit, të cilin për çdo rast ishte kujdesur ta zbriste në më shumë se 5 sekonda. E pamjaftueshme. Ja dhe rezultatet teknike:

    Formula 1/ Sergio Perez fiton në Grand Prix të Arabisë Saudite,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark