Sergio Ramos nuk i mbajti lotët në konferencën për media ku njoftoi zyrtarisht largimin nga Real Madridi, raporton Insporti.
Mbrojtësit veteran spanjoll i përfundoi kontrata me Los Blancos dhe gjatë këtyre muajve ishin bërë negociata të shumta për të rinovuar, por palët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe prej 1 korrikut Ramos është një futbollist i lirë.
I përlotur, Sergio Ramos njoftoi fansat e Real Madridit se një ditë ai do të kthehehet në “Stantiago Bernabeu”.
” Ky është momenti më i vështirë i karrierës sime, por unë do të kthehem një ditë këtu, për këtë gjë jam i sigurt. Dua të them faleminderit të gjithë fansave të Real Madridit, do të jeni gjithmonë në zemrën time” – deklaroi ai.
I transferuar te Reali i Madridit në verën e 2005-ës, Sergio Ramos ka fituar gjithçka me Los Blancos gjatë këtyre 16 sezoneve, duke nisur nga 5 triumfe në La Liga, e për të vijuar me 4 në la Liga, 4 Botërore Klubesh, 3 Superkupa Europe, 2 Kupa Mbreti dhe 4 Superkupa Spanje.
Gjatë 16 sezoneve Sergio Ramos ka zbritur në fushë plot 671 herë me fanellën e Realit të Madridit dhe ia ka dalë të shënojë 101 gola e të asistojë 40 të tjerë, ndërsa prej disa sezonesh ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.