×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Seri vjedhjesh të rënda në Pejë, viktimë edhe avokatja Shendrita Muriqi- Berisha

    Insajderi
    05 December 2023 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas një sërë vjedhjesh që kanë ndodhur në Komunën e Pejës, cak i hajnave ka qenë edhe avokatja Shendrita Muriqi-Berisha.

    Insajderi merr vesh se avokates i janë vjedhur dy çanta, gjësende të vlefshme brenda në veturë, si dhe lëndë pune që i ka pasur në veturën e saj personale.

    Rasti është hapur në polici dhe po trajtohet si vjedhje e rëndë.

    Hiç më larg se para dy javësh ka ndodhur një vjedhje tjetër e rëndë në komunën e Pejës. Më 23 nëntor të këtij viti, iu është vjedhur një kasafortë një qytetari të Pejës në banesën e tij.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parashë. Rasti është duke u hetuar”, u tha në raportin e policisë.

    Po ashtu edhe në gusht të këtij viti, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për vjedhje të hollash dhe stoli.

    Kujtojmë që avokatja në fjalë është edhe përfaqësuese e Komunës së Pejës në kontestet që kjo e fundit ka nëpër gjykata. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark