×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sërish dhunë në Shtëpi të Pleqve – Videoja që tregon se si u rrahë i moshuari

    Insajderi
    08 November 2022 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Thirre menjëherë Policinë”, ishte lutja që një banor i Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë i bëri gazetares së KIKS Kosova.

    E kamufluar si vizitore, gazetarja arriti të hynte brenda kësaj qendre për të parë kushtet dhe trajtimin që marrin banorët aty.

    Burimi i cili lutej që të ftohej Policia e Kosovës dhe të largohej sa më shpejt që aty, i tha KIKS-it se njëra nga punëtoret e kësaj shtëpie po ushtron dhunë fizike mbi ta.

    Sipas tij, ajo nuk kursen asnjë nga banorët.

    Shpëtim të vetëm Burimi sheh Policinë, për ta kthyer në vendlindjen e tij, ku nuk ka qenë që nga paslufta.

    Qëndrimin edhe më të vështirë në këtë shtëpi, po ia bën ngujimi tash e tri vjet për shkak të mungesës së ashensorit, për të cilën nuk shpreson se do të rregullohet ndonjëherë.

    Burimi u ankua edhe për ushqimin që u servohet aty, i cili, ndonëse nuk u pëlqen, thotë se janë të detyruar ta hanë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark