×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sërish i digjet vetura shefit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK-së

    Insajderi
    07 October 2022 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është djegur sërish vetura e shefit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK-së Musa Vitisë.

    Brenda pak më shumë se një muaji, Musa Vitisë i është djegur vetura e dytë në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

    Vetura e markës ‘Mercedes’ është djegur pothuajse e tëra në të njëjtin vend kur u dogj edhe herën e kaluar.

    Vitia mban postin e shefit të Auditorit të Brendshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

    Më 19 gusht atij i ishte djegur një veturë tjetër e markës ‘Audi’ në parkingun e njëjtë. Deri më tani nuk janë dhënë detaje lidhur me këto dy raste.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark