×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “S’është i lehtë as pa dëme” – Konjufca deklarohet për Asociacionin

    Insajderi
    26 October 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se propozimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe u propozuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel është vetëm në tavolinën e diskutimeve.

    Konjufca tha se kësaj radhe është menduar që propozimi të jetë i pranueshëm edhe për Kushtetutën e Kosovës.

    Është vetëm në tavolinën e diskutimeve duket që kësaj radhe e kanë shkruar ndryshe që me qenë gjithçka në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Por prapë se prapë edhe që mund të mos duken që janë në shpërputhje me Kushtetutën mund të argumentohen në atë mënyrë nga ana jonë sepse është shumë shumë proces i ndërlikuar të krijosh një institucion që ti e quan publik në Kosovë e do të merret me çështje që në kuptimin etnik mund të interpretohen si serbe është problem kjo nuk e lejon Kushtetuta e jonë”, tha ai për Klan Kosovën.

    Tutje, kryetari i kuvendit tha se themelimi i asociacionit nuk është i lehtë dhe pa dëme.

    Neve nuk na pëlqen e kemi kritikuar, tash qysh me ja gjet asaj modusin që edhe të themelohet edhe mos me bë dëme, unë mendoj që nuk është çështje e lehtë, këtë e pranon gjithkush, nuk mundesh të shkruar një dokument dhe të përfundohet, nuk bëhet kështu do të jetë një proces i gjatë, derisa të pastrohet prej të gjitha dyshimeve, mendoj që nuk është lehtë do të merr kohë”, u shpreh Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark