×
  • Lajme
  • Lajme

    Sevdije Rexhepaj ka nevojë për ndihmë, sëmundja shërohet vetëm jashtë vendit

    Insajderi
    18 March 2020 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndonëse virusi COVID-19 ka shqetësuar gjithë botë, familja Rexhepaj nga Suhareka është duke u përballur edhe më një sfidë tjetër në këto ditë të vështira.

    53 vjeçarja Sevdije Rexhepaj është diagnostikuar me Leukemi Akute e që për shërimin e saj kërkohet trajtim jashtë vendit.

    Shuma e cila iu është kërkuar për shërimin jashtë vendit është 150 mijë euro, mjete të cilat janë të papërballueshme për familjen e saj.

    Çdo vonesë në luftë me këtë sëmundje është një ditë e cila e rrezikon seriozisht jetën e Sevdijes, andaj për ta fituar këtë betejë duhet ndihma e gjithsecilit, kontribuo edhe ti për shoqërinë tënde!

    Të dhurojmë pak sepse për dikë vlen shumë!

    Më poshtë gjeni të dhënat e familjes Rexhepaj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark