Kampionati ukrainas do të rifillojë më 23 gusht dhe do të luhet tërësisht brenda kufijve të vendit. Megjithatë, eksodi i fundit i lojtarëve të huaj nga kampionati elitar atje është cështja më shqetësuese. FIFA, duke vlerësuar peshën e konfliktit ushtarak në vazhdim, më 21 qershor u dha të drejtën lojtarëve të huaj për të pezulluar kontratat e punës me klubet deri më 30 qershor 2023. Megjithatë, kjo masë u kishte lënë vetëm një javë kohë klubeve ukrainase për të shitur lojtarët në fjalë, duke sjellë një humbje të konsiderueshme ekonomike. Në krye të protestës ka dalë Shakhtar Donetsk, i cili i shkroi një letër FIFA-s ku denonconte një humbje prej 50 milionë euro dhe për pasojë kërkonte rimbursim.
Por si arriti puna deri në këtë pikë? E thjeshtë, duke ngrirë kontratat e të huajve, klubet e interesuara për të blerë këta të fundit u bënë të zgjuar: shumë prej tyre preferuan të presin skadimin e kontratës vitin e ardhshëm për të shmangur pagesën e kostove të transferimit te klubet ukrainase; të njëjtat klube që në shumicën e rasteve nuk arritën të kryenin shitjet e të huajve brenda javës së dhënë nga FIFA. Një kohë shumë e shkurtër dhe për këtë arsye e papranueshme, sipas Shakhtar Donetsk. Atyre iu desh të nxitonin për të zbrazur një pjesë të 14 të huajve të regjistruar, duke mos arritur marrëveshje ekonomike për katër prej tyre. Në letrën dërguar FIFA-s (dhe e bërë e ditur nga The Athletic), Shakhtar ankohet për humbjen e “një shumë totale prej rreth 50 milionë euro”.
Lexo edhe:
Drejtori i Përgjithshëm Sergej Palkin shprehu zhgënjimin e tij: “Për shkak të kësaj dispozite, shitja e Solomon te Fulham dështoi. Ne pothuajse kishim shkëmbyer kontratat dhe kishim rënë dakord për gjithçka, por kur FIFA dha këtë vendim, ata na dërguan një e-mail për të na thënë se për shkak të vendimit të FIFA-s, ata do të tërhiqnin kontratat dhe gjithçka. Nuk mund të bënim absolutisht asgjë për ta ndaluar. Ai nënshkroi një kontratë me ta dhe tani është një lojtar i Fulham. Si është e mundur që na dhanë 14 ditë kohë për të shitur 14 lojtarët tanë të huaj? Kur ke të bësh me klube, lojtarë dhe menaxherë, teknikisht dhe fizikisht nuk është e mundur të bëhet e gjithë kjo në një javë. Është një vendim shumë qesharak, por kur FIFA e nxori vendimin, brenda dy ditësh humbëm marrëveshjet direkte me një vlerë minimale prej 26 milionë euro. Ata nxorën vendimin dhe të gjitha klubet thanë: “Faleminderit shumë, FIFA na ndihmon, po i marrim këta lojtarë falas. Kam lexuar se FIFA kishte pretenduar se kishte komunikuar me palët kryesore të interesit. Nuk është e vërtetë. Ata nuk kanë komunikuar me federatën tonë të futbollit të Ukrainës. Ata nuk komunikuan me klubet kryesore të Ukrainës. Ata morën vendime pa ne. Nuk menduan se duhet të kontaktojnë ato klube dhe të kenë një lloj mendimi për situatën e tyre. Në këtë luftë, të gjithë mbështesin Ukrainën dhe të gjitha organizatat ukrainase. Pra, si është e mundur që FIFA, organizmi që thotë “Ne jemi familja e futbollit”, nuk na ka kushtuar asnjë vëmendje?