“El Clasico” e parë e sezonit është luajtur në SHBA mes Barcelonës dhe Real Madridit. Protagonist i ndeshjes ishte Gerard Pique, por jo për bëmat e tij futbollistike.
Mbrojtësi u kontestua vazhdimisht gjatë ndeshjes nga publiku i pranishëm në stadium. Ai ra pre e fishkëllimave dhe ofendimeve në çdo prekje të topit.
Shumë kore pro Shakira nga tifozët, e cila së fundmi i ka dhënë fund lidhjes së gjatë me Piqué. Marrëdhënia duket e përfunduar për shkak të një tradhtie nga lojtari.
Prandaj, zgjedhja e shumë amerikanëve ishte për ta poshtëruar publikisht kështu qendërmbrojtësin e Barcelonës.
Pas ndeshjes, të fituar nga Barcelona, mbrojtësi tjetër i skuadrës, Jordi Alba, i është përgjigjur shumë sinqerisht pyetjes për fishkëllimat ndaj Pique:
“Nuk e di se për çfarë janë këto fishkëllima, i kemi dëgjuar. Mendoj se nuk i interesojnë shumë. Ne tashmë e njohim Pique, është njeri i admirueshëm. Zero presion për të. Mendoj se kjo e motivon edhe më shumë”.