Artistja dhe ylli i muzikës pop, Shakira, ka treguar se u sulmua nga dy derra të egër, kur po ecte me djalin e saj, në një park në Barcelonë.
44-vjecarja ka treguar se derrat ia rrëmbyën çantën dhe telefonin.
“Shikoni se si e kanë bërë çantën time dy derra të egër që më sulmuan në park”, tha ajo.
Ajo u tha 70 milionë ndjekësve të saj në Instagram se ishte me djalin e saj tetëvjeçar, Milani, kur ndodhi incidenti.
Shakira është viktima e fundit meqë ka pasur probleme të shumta me derrat që sulmojnë kafshë të tjera dhe vjedhin mbeturina në parkun Collserola.
Në vitin 2016, policia spanjolle mori 1,187 telefonata në lidhje me derrat e egër që sulmonin qentë, plaçkitnin macet, pengonin trafikun dhe përplaseshin me makina në qytet.