×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shakohoxha qetëson shqiptarët: Dënimi për 10 vite nga UEFA është gënjeshtër me bisht, fajin e ka RTSH

    Insajderi
    21 March 2022 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej dy ditësh që në gjithë vendin po diskutohet për një dënim të mundshëm të UEFA-s ndaj Shqipërisë për shkak të ndërhyrjes së politikës në zgjedhjet e fundit të FSHF-së.

    Armand Duka fitoi me diferencë të ndjeshme votash, ndaj Sul Starovës, ndërsa kandidati tjetër dhe kundërshtari kryesor i kreut aktual, Dritan Shakohoxha nuk u paraqit.

    Cështja ka shkuar në Gjykatë dhe deri tani Duka dhe disa funksionarë të tjerë të Federatës janë të pezulluar dhe në pritje të një vendimi të ri.

    Por në një intervistë për “Panorama Sport”, Shakohoxha qetëson shqiptarët duke thënë se kjo është gënjestër me bisht dhe fajin e ka RTSH, që sipas tij ka filluar t’i shërbejë FSHF-së, sepse pikërisht nga RTSH ka dalë ky lajm.

    “Jam i zhgënjyer nga ajo që kam dëgjuar nga RTSH Sport së fundmi. Të thuash që do të dënohen klubet shqiptare nga UEFA për 10 vite është më shumë se sa një spekulim, është thjesht gënjeshtër. Dikur ishin portale të dorës së dytë që hidhnin shashka të tilla, ndërsa tani i bën lajme të tilla Televizioni Publik Shqiptar, që në mënyrë vullnetare është përfshirë për t’i shërbyer FSHF-së”.

    “Më vjen keq që duan ta bëjnë UEFA-n gogol, sepse nuk është kështu. UEFA nuk përzihet në punët e gjykatave shqiptare dhe kushdo që do ta keqpërdorë UEFA-n, është thjesht në rrugën e gabuar. Më duhet t’ju kujtoj të gjithëve se dënimi 10 vite është përdorur vetëm një herë në histori dhe për fat të keq ka qenë një skuadër shqiptare: Skënderbeu”, tha Shakohoxha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark