Ferat Shala, thotë se qytetarët e komunës së Drenasit tashmë janë bindur se Partia Demokratike e Kosovës me programin e saj është alternativa e vetme politike.
Kandidati i PDK-së për deputet, thotë se gjatë ditës së sotme ka marrë mbështetje të madhe nga banorët e Çikatovës së Vjetër të Drenasit.
“Bashkë me kolegët kandidatë për deputet dhe strukturat tjera të Partisë Demokratike të Kosovës, sonte në Çikatovë të Vjetër shpalosëm një pjesë të programit zgjedhor #Rimëkëmbje”.
“#Rimëkëmbje ka për synim t’i vë në lëvizje potencialet njerëzore dhe ekonomik për ta fuqizuar vendin tonë pas dëmeve të mëdha që pësoi nga keqqeverisja dhe pandemia”, ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook.
Sipas Shalës, PDK-ja me programin e saj për qytetarët është alternativa e vetme që e ofron Kosovën pranë shteteve europerëndimore.
“Çikatovasit janë të bindur se PDK-ja me programin #Rimëkëmbje është alternativa e vetme politike e cila e ofron Kosovën më afër bashkësisë së popujve dhe shteteve europerëndimore. #PDK134 #FeratShala14”, kashkruar ai. Insajderi.org