Banorët e fshatrave të Drenasit po i japin mbështetje të madhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj për deputet nga kjo komunë.
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala, ka qëndruar në fshatrat Dobroshec e Godanc, ku kanë marrë mbështetje të fuqishme.
“Bashkë me qytetarët e Dobrashecit dhe Godancit sonte i thamë PO fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Në Dobrashec dhe Godanc sonte po ashtu morëm përgjegjësi dhe zotime të reja për finalizimin e projektit të shtetndërtimit, përmes #Rimëkëmbjes ekonomike dhe politike të vendi tonë, të cilin bashkë kemi çliruar dhe ndërtuar”, ka thënë Shala, shkruan Insajderi.
Sipas tij, aktualisht Kosovës i duhen njerës të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për qeverisje.
“Kosovës sot i duhen njerëz të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në qeverisje, sepse liria, pavarësia dhe shteti i Kosovës janë amaneti më i madh që na lanë dëshmorët. #PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje”, ka shtuar ai. Insajderi.org