Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Ferat Shala, ka vazhduar takimet mobilizuese me qytetarët e komunës së Drenasit.
Ai është mirëpritur në fshatrat Gradicë e Godancë, nga të banorët e të cilëve ka marr mbështetje të madhe për PDK-në dhe planin e saj për Rimëkëmbje.
“Gradica dhe Godanci gjithmonë kanë ecur me Partinë Demokratike të Kosovës. Qytetaria aktive e këtyre dy vendbanimeve të Drenicës, është shembull se si realizohet vullneti dhe angazhimi demokratik-qytetar”.
“Edhe në Gradicë e Godanc besojnë në planin për rimëkëmbjen e përgjithshme të vendit tonë. Në Gradicë dhe Godanc besojnë fuqishëm se kur PDK-ja është e fortë atëherë edhe Kosova ëshhë e fortë”, ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook. /Insajderi.org