Ferat Shala, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë se në gjithë Kosovën, qytetarët janë duke e mbështetur programin e tyre.
Shala i ka quajtur të dështuara qeverisjen 50 ditore të Kurtit dhe të Hotit pas rrëzimit të qeverisjes së VV-së.
Postimi i plotë i Shalës:
Programi zgjedhor #Rimëkëmbje i Partisë Demokratike të Kosovës, po gjen përkrahje të madhe gjithandej nëpër Kosovë.
#Rimëkëmbje po shihet si shpresa e vetme për rikonsolidimin politik dhe ekonomik të vendit tonë, pas dy qeverisjeve të dështuara, Kurti dhe Hoti.
Edhe Fushtica e Epërme e ka po këtë shpresë.
Banorët punëtorë të Fushticës së Epërme, sonte u treguan të bindur se vetëm vota për PDK-në mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo krizë.
#PDK134 #FeratShala14 Insajderi.org