×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shala: LDK është e gatshme për zgjedhje

    Insajderi
    25 November 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    ‘Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje’, kështu ka deklaruar  deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala.

    Shala potencoi se LDK-ja është një parti e organizuar mirë si në aspektin strukturor ashtu edhe në atë politik.

    “Si parim partitë opozitare janë të gatshme për zgjedhje, sepse kanë parasysh disa situata pastaj përpiqen vetë të organizohen të punojnë më shumë. Opozita ka mangësinë e madhe sepse nuk ke pushtetin, dhe pikëpamjet nuk mund t’i realizosh por ka favorin e madh sepse mund të merresh më shumë me punët e tua, dhe të partisë tënde, dhe LDK-ja është e gatshme, ka dhe programin qeverisës pra në të gjitha kuptimet është parti e organizuar shumë mirë, të them të vërteten në kuptimin e organizimit srukturor, strukturës së saj të organizimit politik dhe të funksionimit të saj nuk ka qenë keq as kur dolëm shumë keq në zgjedhjet e fundit nacionale, por kishte një lloj ikje të elektoralit të LDK-së që në masë të madhe është kthyer, natyrisht që nuk mjafton” ka deklaruar Shala për Gazeta Blic.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark