×
Zgjedhjet 2021

Shala: Më 31 janar të 1990-ës Enveri, Shaniu dhe Sahiti u bënë lajmëtarët e pushkëve të çlirimtarëve

Insajderi
31 January 2021 - 11:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Ferat Shala ka kujtuar tre prej shumë flamurtarëve të lirisë, Enver Morinën, Shani Morinën e Sahit Shalën.

Shala ka shkruar se 31 janari i sotëm shënon pikërisht 31-vjetorin e rënies së tre prej shumë flamurtarëve të lirisë: ENVER H.MORINA, SHANI A. MORINA dhe SAHIT I. SHALA.

Ai thekson se Enveri, Shaniu dhe Sahiti u bënë therror për t’u bërë shembull për brezat pasardhës se si duhet dashur dhe si duhet flijuar për Atdhe.

“Më 31 janar të vitit 1990 Enveri, Shaniu dhe Sahiti u bënë lajmëtarët e pushkëve të çlirimtarëve, të cilët s’do të vononin shumë për t’u hakmarrë shumfishë dhe për ta sendertuar ëndrrën e moçme të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.

“Flini të qetë në lapidare, Enver, Shani dhe Sahit, se dielli i lirisë sot e shndritë tokën e Kosovës që ju e latë me gjakun e njomë.
Lavdi paçi për jetë e mot!”, shkruan ai.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark