Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për deputet, Ferat Shala, ka takuar bashkëvendas e bashkëluftëtarë të shumtë në Negoc e Vuçak, në mesin e të cilëve është ndjerë fitimtarë qysh sot.
Ai ka thënë se PDK me programin e #Rimëkëmbje, premton se do të jetë gjithmonë afër sidave të qytetarëve të Negrocit dhe Vuçakut.
“Në mesin e bashkëvendësve dhe bashkëluftëtarëve të shumtë në Negroc e Vuçak unë që sot po ndihem fitimtar. Partia Demokratike e Kosovës merr energji të reja këtu, qytetarët punëtorë dhe atdhetarë të këtyre dy vendbanime çdo herë janë rreshtuar politikisht në anën e fitimtarëve të historisë. Këtë po e bëjnë edhe tani”.
“PDK me programin e #Rimëkëmbje, premton se do të jetë gjithmonë afër sidave të qytetarëve të Negrocit dhe Vuçakut, sepse Negroci e Vuçaku kanë dhënë shumë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. #FeratShala14 #Rimëkëmbje #PDK134”, ka thënë Shala përmes rrjetit social Facebook. Insajderi.org