Kandidati i PDK-së, Ferat Shala ka takuar simpatizantët dhe mbështetësit e tyre në Gjakovë.
Shala ka shkruar se nga të rinjtë gjakovarë kërkuam përkrahje për programin.
“Kënaqësi të jesh në mesin e simpatizantëve dhe mbështetësve të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë. Motiv për ne janë sidomos këta të rinj të cilët më 14 shkurt do të jemë për herë të parë votues.Nga të rinjtë gjakovarë kërkuam përkrahje për programin #Rimëkëmbje, i cili garanton të ardhme më të mirë, mbështetje sociale të dinjitetshme, shtet ligjor që mbron të drejtat kombëtare e qytetare për të gjithë etj.”, ka shkruar Shala. /Insajderi.org