×
Zgjedhjet 2021

Shala: Oferta qeverisëse e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit po shihet si vetmja alternativë për Kosovën

Insajderi
31 January 2021 - 13:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Kandidati për deputetë nga PDK, Ferat Shala, ka folur sot nga Istogu rreth programit të Rimëkëmbjes së Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.

Shala është shprehur se në Istog oferta qeverisëse e PDK-ës për zgjedhjet e 14 shkurtit po shihet si vetmja alternativë për Kosovën.

“Istogu i mobilizuar si kurrë më parë rreth programit #Rimëkëmbje të Partisë Demokratike Kosovës”.

“Qyetetarë, struktura të organizuara dhe aktivistë individualë, të bashkuar rreth idealeve shtetndërtuese të PDK-së.

Në Istog sot takova shumë miq dhe bashkëpunëtorë, mbështetja e të cilëve, për mua dhe PDK-në, nuk ka munguar asnjëherë.

Edhe në Istog oferta qeverisëse e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit po shihet si e vetmja alternativë për Kosovën” – shkroi ai.






OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark