Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, tha se programi i Partisë Demokratike të Kosovës për rimëkëmbje ekonomike dhe politike, po zgjon një interesim të jashtëzakonshëm tek qytetarët të Kosovës gjithandej.
“Ky interesim u pa edhe mbrëmë në Komoran dhe Tërstenik të Drenasit, ku bashkë me kandidatin për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, elaboruam aspekte të politikave zhvillimore që lidhen kryesisht me stimulimin e bizneseve private për periudhën post-covid”, tha Shala.
“Këto takime, që bashkë me z. Hoxhaj po i realizojmë në shumë mese qytetarësh, janë një mesazh i qartë se, pavarësisht kohëve të vështira, PDK-ja është alternativa e vetme qeverisëse për Kosovën”, shtoi ai.