Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka vizituar sot edhe fshatin e Polluzhës dhe Shtuticës.
“PDK-ja sot, ashtu sikurse dje, qëndron afër halleve të popullit, sepse PDK-në e obligon amaneti i dëshmorëve dhe i martirëve të luftës”, ka shkruar ndër të tjerash Shala në Facebook.
Ai ka thënë se së bashku me banorët e këtyre fshatrave, do të finalizojnë projektin e shtetndërtimit përmes programit të Rimëkëmbjes.