Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala ka folur për vizitën e Albin Kurtit në Skenderaj dhe në Mitrovicën Veriore.
Shala tha se Kurti po bënë ‘filma’ sepse në Veri ka sovranitet.
“Ai del bën filma dhe e korit shtetin, atje ka sovranitet”, tha ai.
Shala tha se Kurti në Skenderaj nuk ka pasur nevojë që të shkojë me Njësi Special të Policisë së Kosovës sepse sipas tij, nuk është morale dhe as etike.
“Çka ka me shku në Skenderaj me njësi speciale. Nuk është as morale as etike. Nuk ka gjë ma të turpshme se sot me shku me njësi speciale në Skenderaj”.
“Është lojë e tij e ligë që e bën dhe tenton me fy një rajon të tillë, asnjë lider nuk ka pasë ndonjë pengesë. Është inskenim i Kurtit dhe grupit të tij”, tha ai.