Insajderi
Lajme

Shala: Sektori energjetik është në situatë të jashtëzakonshme, qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore

Insajderi
21 April 2026 - 11:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shala: Sektori energjetik është në situatë të jashtëzakonshme, qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se fusha e energjisë elektrike në Kosovë është në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar.

Ai tha se qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore.

“Grupi Parlamentar i PDK-së ka thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth situatës së përgjithshme energjetike. Kemi përcjell në vazhdimësi si GP, gjithë situatën e këtij vendi të energjisë, kemi përcjell mënyrën e menaxhimit dhe shkallën e investimeve në këtë sektor, kemi përcjell dhe nxjerr rezultate profesionale të mbështetura në raporte zyrtare. Tashmë kemi ardhur në përfundim jo vetëm ne si Grup Parlamentar, por edhe shoqëria civile dhe opozita në tërësi që qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore, dhe se sektori energjetik është në situatë të jashtëzakonshme të rënduar në çdo dimension”, tha Shala në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark