Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ferat Shala, është takuar me Gentrit Shalën, të birin e Heroit të Kosovës, Dr.Hafir Shala.
Shala, ka thënë se Dr. Hafiri është njëri prej figurave më të veçanta historike, i cili me sakrificën tij e shënoi njërën nga faqet më tragjike të historisë së Kosovës: të sakrificës së madhe, të shpresës dhe qëndresës.