Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka publikuar një video ku shpreh bindshëm përkrahjen e tij ndaj UÇK-së.
Ai këtë video e ka publikuar me një shkrim ku thotë:
“Unë çdo herë do të jem në anën e UÇK-së, sepse UÇK-ja është amaneti më i madh që na lanë dëshmorët”.
Shala garon me numrin 14 në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e PDK-së.