Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala po vazhdon të prezantojë figura që ndërlidhen me luftën e popullit shqiptar për liri e pavarësi.
Ai sot prezantoi nipin e luftëtarit Aziz Zhilivoda që me krenari mban emrin e gjyshit.
Përmes një postimi në Facebook, Shala ka thënë se Aziz Zhilivoda sot dëshmon se protagonistët kryesorë që ndryshuan historinë tonë, janë gjak fisnik që ripërsëritet si vazhdimësi historike.
Ky është statusi i tij i plotë:
Me Aziz Zhilivodën e Ri.
Aziz Zhlivoda e mban me shumë krenari emrin e gjyshit të tij – luftëtarit të madh, Aziz Zhilovodës.
Biseda me Azizin ma forcoi edhe më shumë bindjen se Dera e Zhilivodëve të Drenicës gjithmonë ka dhënë burra të fjalës, burra të besës, burra si Azizi i Ri, i cili e kultivon dhe e nderon trashëgiminë atdhetare të paraardhësve të vet.
Aziz Zhilivoda sot dëshmon se protagonistët kryesor që ndryshuan historinë tonë, janë gjak fisnik që ripërsëritet si vazhdimësi historike.