×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Shala: Vetëdijesimi i bizneseve, lajm i mirë për qytetarët

    Insajderi
    03 June 2019 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me qëllim të zbatimit në përpikëri të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Inspektorati i Tregut i kësaj ministrie kanë inspektuar sot disa markete në Fushë Kosovë.

    Të shoqëruar nga gazetarët, ata inspektuan çmimet në supermarketin ETC dhe Super Viva, ku nuk rezultoi ndonjë parregullsi në çmime.

    E me këtë u nda i kënaqur ministri Endrit Shala, i cili tha se vetëdijesimi i bizneseve përbën lajm të mirë për qytetarët.

    Ai bëri të ditur se kanë kërkuar edhe inspektorate tjera komunale, me qëllim të inspektimeve të jashtëzakonshme për çmimet e produkteve në tregun vendor.

    Shala: Vetëdijesimi i bizneseve, lajm i mirë për qytetarët.

    “Vendet ku i kemi bërë sot bashkërisht, i keni përzgjedhur ju gazetarët. Unë jam i kënaqur që nga dy inspektime tona nuk kemi arritur të gjejmë çmime apo produkte, të cilat kanë një çmim tjetër në pikën ku është i vendosur ekspozimi i atij produkti, në raport me çmimet në arkë. Ky është një lajm i mirë edhe për qytetarët tanë, sepse tregon se bizneset janë vetëdijesuar dhe nuk po lejojnë që të ketë mashtrime të mundshme të konsumatorit tonë, të qytetarit të Republikës të Kosovës”, tha Shala.

    Teksa ftoi qytetarët të raportojnë parregullsitë që hasin, ai premtoi edhe inspektime të tjera në të ardhmen, në mënyrë që të jenë në mbrojtje të tyre dhe në vetëdijesim të bizneseve.

    Shala: Do t’i vazhdojmë inspektimet.

    “Inspektimet e MTI-së dhe Inspektoratit të Tregut do të jenë të vazhdueshme edhe në sektorë të tjerë të cilët i mbulon MTI”, tha ai.

    Ndërsa Servete Abazi, drejtoreshë e ETC-së, tha se nuk merr përgjegjësi në rast të mungesës së çmimit pranë ndonjë artikulli, pasi për këtë është përgjegjës sektoristi.

    Abazi: Sektoristi e ka për detyrë vendosjen e çmimit.

    “Unë në zyrë e kam vendos këtë çmim, dhe shkon poshtë ku printohet çmimi, menaxherja e pikës është. Po ashtu, është punëtori i sektorit. Nëse punëtori i sektorit nuk e qet këtë, a jam unë fajtore”, u shpreh ajo.

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjatë ditës të sotme, ka angazhuar edhe inspektoratet tjera komunale, në mënyrë që të hetohen çmimet e produkteve në treg.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark