Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Kujtim Shala ka thënë se dalja e Vjosa Osmani nga LDK’ja nuk i ka humbur vota.
Shala ka thënë se Vjosa Osmani nuk ka arritur që t’i marrë votuesit që i ka pasur në LDK.
“Vjosa Osmani s’ka arritur t’i marrë votuesit e vet me vete”, ka thënë ai.
Ndryshe, Vjosa Osmani pas largimit nga LDK-ja iu bashku Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes duke garuar bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit.