Trajneri i famshëm kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq, në fund të marsit të vitit 1985, emërohet kryetrajner i Prishtinës së gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri.
Cila ishte arsyeja që Bllazheviqi e mbante shallin e bardhë, që me klubin e futbollit Prishtina siguruan ekzistencën në elitën e futbollit ish jugosllav.
“Nuk e kam të qartë.
Po këtë lloj shalli e kam bartur edhe në Zvicër, por kjo atje si bëri përshtypje askujt.
Çështja filloi të tjerret më hollë, kur erdha në Dinamo.
Sido që të jetë, po ju zbuloj, se në moshën rinore, secili prej nesh do të ketë pasur idhuj të ndryshëm nga ekranet e filmit.
Në kohën time (rinore), artisti francez Sharl Boajes gjithnjë paraqitej në role të ndryshme me shall të bardhë dhe kjo me pat bërë aq shumë përshtypje sa i vura vetes për detyrë që kur të rritem të mbajë një shall të këtillë.
Kështu nisa, e më vonë më qe bërë sugjestion se shalli më sjell edhe fat.
Kjo s’do të thotë se edhe në Prishtinë do të mbaj shallin si ‘imixh’ fatndjellës.
Mund të jetë edhe ndonjë simbol tjetër”, pat deklaruar Bllazheviq kur erdhi në Prishtinë në fund të marsit të vitit 1985.
Bllazheviqi sot vuan nga sëmundja e rëndë, kanceri dhe edhe pesë ditë i mbush 88 vite.