Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka prezantuar njërin nga projektet që synon ta realizojë në zemër të qytetit.
Totaj ka premtuar se do të bëhet një park i ri në qendër të Prizrenit, i cili do të ketë funksione të shumta.
Ai më tej ka treguar se qka do të përmbajë ky park.
“Në këtë projekt të madh parashihet:
🚦 Nënkalimi nga ish BVI në Bazhdarhane në gjatësi deri 200m
📣 Qendër multifunksionale me hapësira të gjellbërta dhe shtigje për këmbësorë
🗿 Hapësira të dedikuara për aktivitete kulturore
♻️ Kulme të gjelbërta të dedikuara për qytetarët
🅿 Parkingu tri nivelësh me 690 vendparkingje”, shkroi Totaj në Facebook.