Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka premtuar mbështetje për artin dhe kulturën e këtij qyteti.
Totaj ka takuar njërin prej karikaturistëve të njohur prizrenas, Gani Sundurin.
Ai tha se në qeverisjen e tij do t’i mbështesë dhe do të krijojë kushte më të mira për të gjthë artistët e Prizrenit.
“Bisedë e këndshme mëngjesit me Gani Sundurin, karikaturistin prizrenas me reputacion ndërkombëtar. Diskutuam për artin e kulturën e Prizrenit, të cilat do të kenë përkrahje të vazhdueshme gjatë qeverisjes sonë. Prandaj është obligim i yni që gjatë mandatit të ardhshëm të krijojmë kushtet e nevojshme për artistët tanë”, shkroi Totaj.