×
Zgjedhjet 2021

Shaqir Totaj premton ndërtimin e parking-it nëntoksor tek stadiumi në Prizren

Insajderi
05 October 2021 - 15:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar projektin që synon ta transformojë këtë qytet për katër vitet e ardhshme.

Totaj premtoi se Parku i Qytetit do të ndryshojë krejtsisht dhe do të ndërtohet parking nëntoksor për 711 vetura tek stadiumi.

Ai më tej shtoi se rreth 57,000 metra katrorë do të shëndrrohen në hapësira gjelbrimi, argëtimi për rininë, shtigje për këmbësorë dhe çiklista.

“57,000 metra katrorë do të transformohen në hapësira më shumë gjelbrimi, argëtimi për të rinjtë dhe pushimi për më të moshuarit. Shtigje të reja për këmbësorë dhe çiklista si dhe rregullimi i shtratit të Lumbardhit përreth parkut”, shkroi Totaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Prizreni do të transformohet gjatë katër viteve të ardhshme. Projekti i parë i ndryshimit në pamje reale janë mushkëritë e Prizrenit siç është Parku i Qytetit i cili krahas ndryshimit rrënjësor që do ta pësoj, do të ndërtohet edhe parkingu nëntokësor tek stadiumi ndihmëse për 711 vetura.
Kjo zonë do të shërbej si pika e parë e stacionit për mijëra turist që vijnë në Prizren. 57,000 metra katrorë do të transformohen në hapësira më shumë gjelbrimi, argëtimi për të rinjtë dhe pushimi për më të moshuarit. Shtigje të reja për këmbësorë dhe çiklista si dhe rregullimi i shtratit të Lumbardhit përreth parkut.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark