Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli këtë afat kalimtar të verës. Gazetari italian, Fabrizio Romano ka publikuar një deklaratë të Shaqirit, në të cilën ai thotë se do të dëshironte të luante për Lazion dhe të kthehej në Itali, raporton Insporti.com.
Shaqiri këtë dëshirë ia ka komunikuar bordit të Liverpoolit, i cili i ka premtuar futbollistit shqiptar se nuk do t’i shqyrtojnë ofertat për të.
“Unë i kam thënë bordit të Liverpoolit se e dua një sfidë të re. Ata e kanë pranuar vendimin tim dhe tani do t’i shqyrtojnë ofertat për të më shitur. Liverpooli nuk do të më ndalojë këtë verë. Do të dëshiroja të kthehem në Itali dhe të luajë për Lazion”, ka deklaruar Shaqiri për “CorSport”, transmeton Insporti.com.
Ylli shqiptar me Liverpooli ka fituar Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve.
Vlera e futbollistit nga Zhegra e Gjilanit në tregun e futbollistëve është rreth 12 milionë euro.
Në verën e vitit 2018, mesfushori 29 vjeçar, i ishte bashkuar Liverpoolit nga Stoke City.
Deri më tani për Liverpooli është paraqitur në 63 ndeshje, duke shënuar tetë gola.
Në rast se do të transferohej në Lazio, atëherë ai do të bëhej bashkëlojtar me Vedat Muriqin, Thomas Strakoshën dhe natyrisht, drejtori sportiv Igli Tare.