Flokë të shkurtra, shumë pak truk, ‘t-shirt’ i zi, pantallona të bardha. Sharon Stone vazhdon të mahnitë me thjeshtësinë dhe bukurinë e saj të padiskutueshme, e cila në moshën 58-vjeçare, nuk duket aspak aq sa ç’është në të vërtetë: gjithnjë e karakterizuar nga një elegancë për t’u pasur zili dhe që vetëm pak gra arrijnë ta zotërojnë.
Aktorja e famshme amerikane është dukur shumë në formë me “look”-un e saj të ri në fund të një darke me një grup miqsh në “Palm Restaurant” të ‘Beverly Hills’.
Dhe kur e kupton se kishte gabuar makinën ku po hipte, akuzoi me të qeshur fotografët që po e ndiqnin dhe me “flash”-et e tyre po e verbonin. E bukur, elegante dhe simpatike.