×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    SHBA: Do të vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të kthehet në dialog dhe t’i ulë tensionet

    Insajderi
    20 December 2023 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Departamenti Amerikan i Shtetit është deklaruar lidhur me zgjedhjet e fundit parlamentare dhe pjesërisht komunale në Serbi, të cilat janë kritikuar për parregullsi nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në konferencën për shtyp të 19 dhjetorit u pyet nëse këto lloj zgjedhjesh do të ndikojnë në raportet mes SHBA-ve dhe Serbisë.

    Miller nuk ka qenë specifik në përgjigje, por, ka kërkuar nga Serbia që t’i kthehet dialogut me fqinjët dhe të ulë tensionet si kërkesë për de-përshkallëzim të situatës.

    ”Pretendimet për parregullsi të raportuara si nga OSBE-ja ashtu edhe nga ekipet e tjera të vëzhgimit të zgjedhjeve duhet të hetohen, dhe dhuna e drejtuar ndaj autoriteteve zgjedhore, gazetarëve, vëzhguesve të akredituar, për të cilat kemi parë raporte, është e papranueshme. Dhe kështu ne do të vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë Serbisë dhe, siç thashë, t’i nxisim që të punojnë me OSBE-në për të adresuar këto shqetësime që janë ngritur”, ka thënë ai.

    “Unë do të them në lidhje me qeverinë në Beograd dhe veprimet në rajon, ne do të vazhdojmë t’i nxisim ata që të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja që lidhet me marrëdhëniet me fqinjët e tyre, pyetur shpesh në këtë konferencë”, ka deklaruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark