Zyrtarët e SHBA-së, të hënën, e bën publike listën paraprake të mallrave që do t’i nënshtrohen tarifës. Aty përfshihen, që nga pjesët e aeroplanëve deri të djathi, verërat dhe ullinjtë.
Kjo listë do të jetë subjekt i komenteve publike në pritje të vendimit të arbitrazhit të Organizatës Botërore të Tregtisë.
Shtetet e Bashkuara që nga viti 2004 pretendojnë se Bashkimi Evropian po subvencionon kompaninë për prodhimin e aeroplanëve Airbus duke shkaktuar kështu efekte negative në prodhuesin amerikan të aeroplanëve Boeing, transmeton REL.
Organizata Botërore e Tregtisë vendosi majin e kaluar se BE-ja në fakt kishte dhënë disa subvencione të paligjshme për Airbus, duke dëmtuar prodhuesin amerikan Boeing.
Në anën tjetër BE-ja pretendon se edhe Boeing-u ka përfituar nga mbështetja e ngjashme e qeverisë amerikane.
Shtetet e Bashkuara presin që arbitrazhi i Organizatës Botërore të Tregtisë gjatë muajve të ardhshëm, të vendosë përfundimisht për këtë çështje.