×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA-ja s’e pret mirë deklaratën e Netanyahut për “ripushtim” të Gazës, ky është reagimi amerikan

    Insajderi
    07 November 2023 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë pohoi të martën se nuk beson se është veprim i duhur që forcat izraelite të ripushtojnë Gazën. Këto deklarata vijnë pas komenteve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se vendi do të ketë “përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë” në Gaza për një “periudhë të pacaktuar” pas përfundimit të luftës.

    “Presidenti ende beson se një riokupim i Gazës nga forcat izraelite nuk është veprim i duhur. Nuk është mirë për Izraelin; nuk është mirë për popullin izraelit”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby në CNN, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Një nga bisedat që Sekretari (Antony) Blinken ka pasur në rajon është se si do të duket Gaza pas konfliktit? Si do të duket qeverisja në Gaza? Sepse sido që të jetë, nuk mund të jetë ajo që ishte më 6 tetor. Nuk mund të jetë Hamasi”, shtoi ai.

    Paralajmërimi i fundit nga Shtëpia e Bardhë vjen pasi Netanyahu i tha ABC News të hënën se Gaza duhet të qeveriset nga “ata që nuk duan të vazhdojnë rrugën e Hamasit” përpara se të shtojë se “mendoj se Izraeli, për një periudhë të pacaktuar, ka përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë, sepse ne kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi atë”.

    Kjo është një nga herat e para që Netanyahu sugjeron pikëpamje divergjente me SHBA-në. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark