×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA: Joe Biden në vizitë në Lindjen e Mesme

    Insajderi
    04 March 2016 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, nesër niset për një vizitë në Lindjen e Mesme, që ç’rast do të fokusohet në situatën në Iran dhe Siri dhe, po ashtu, në interesat ekonomikë dhe energjetikë të Shteteve të Bashkuara.

    Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se sipas itinerarit të vizitës, përfshihen edhe ndalesa në Emiratet e Bashkuara Arabe, Izrael, Bregun Perëndimor dhe Jordani.

    Zoti Biden, gjatë këtij turneu, do të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentin e Aurotietit Palestinez, Mahmoud Abbas.

    Por, në agjendë nuk ka nismë madhore për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

    Shtëpia e Bardhë tha se nuk beson se të dy palët kanë vullnet politk për ripërtritjen e procesit të paqes. /rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark