×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA miraton shitjen e avionëve luftarakë për këto dy vende

    Insajderi
    27 January 2024 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria amerikane miratoi shitjen prej 23 miliardë dollarësh të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 për Turqinë si dhe 79 njësi me pajisje për modernizimin e avionëve të saj ekzistues luftarakë.

    Departamenti i shtetit njoftoi vendimin më një ditë pasi Ankaraja përfundoi plotësisht ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, një lëvizje që u lidh drejtpërdrejt me shitjet e avionëve. Turqia ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një viti vonesë duke shkaktuar tension në aleancë.

    Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Kongresit se kishte miratuar gjithashtu shitjen e 40 avionëve luftarakë F-35 në Greqi, me kosto 8.6 miliardë dollarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark