×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA – NATO diskutim për rolin e aleancës në luftimin e IS-it

    Insajderi
    05 April 2016 - 08:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Barack Obnama, thotë se NATO-ja vazhdon të jetë bazë e politikës së sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe është aleat i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.

    Mëtutje, zoti Obama në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Uashington, tha se kanë diskutuar për rolin potencial të aleancës në Libi dhe për planet për t’i ndihmuar Bashkimit Evropian për krizën me migrantët, që janë larguar nga lufta në Siri.

    Obama dhe Stoltenberg, mbrëmë vonë, thanë se NATO-ja mund të luaj rol të rëndësishëm në fushatën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), duke e ndihmuar Libinë në luftën kundër militantëve dhe duke i trajnuar pjesëtarët e ushtrive të Irakut, Jordanisë dhe çdokund tjetër, për ta luftuar grupin ekstremist./rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark