Insajderi
Biznes

SHBA përballë recesionit ekonomik më të rëndë në tremujorin e dytë të këtij viti

Insajderi
30 July 2020 - 11:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA përballë recesionit ekonomik më të rëndë në tremujorin e dytë të këtij viti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me fabrika të mbyllura prej disa javësh, me tregje dhe restorante të mbylluara, me mjediset e biznesit të shkreta plotësisht nga punëtorët, kufizimi i madh, i vendosur në mes të muajit mars në SHBA, ndaloi plotësisht një ekonomi të shëndetshme.

Miliona amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës dhe vazhdojnë të jenë të papunë në një treg pune të kërcënuar.

Pasi regjistroi një rënie prej 5% në tremujorin e parë, Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rënie historike në tremujorin e dytë.

Vlerësimi i parë i administratës Trump do të publikohet sot dhe shifrat pritet të jenë tronditëse, rreth -35%, sipas një konsensusi të analistëve dhe -37%, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Në shkallë krahasuese, tremujori më i keq i Recesionit të Madh ka qenë tremujori i katërt i vitit 2008 kur PBB reale u kontraktuar me 8,4% në ritëm vjetor”, theksoi Ben Herzon, ekonomist për kabinetin IHS Markit, i cili parashikon një rënie me 35,3%.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark