×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA “shqetësohet” nga veprimet e fundit të Erdoganit

    Insajderi
    05 March 2016 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti i Shtetit së SHBA-së të premten e quajti shqetësues vendimin e autoriteteve turke për marrjen nën kontroll të gazetës më të madhe të vendit.

    “Ne e shohim këtë të fundit një seri veprimesh shqetësuese gjyqësore dhe veprimet e marra në kundërshtim me ligjin nga qeveria turke që po shënjestron median dhe lirinë e tyre”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby në një konferencë për shtyp, njofton NBC News.

    Autoritetet turke morën nën kontrollë gazetën Zaman të premten me kërkesë të një prokurori të Stambollit, ka njoftuar Anadoulu Agency.

    Ky veprim është parë si një goditje për përkrahësit e Fetullah Gulen, klerikut mysliman i cili shihet si kundërshtar i Erdoganit. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark