Insajderi
Botë

SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenlandën- opsion edhe ushtria

Insajderi
06 January 2026 - 22:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenlandën- opsion edhe ushtria
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka diskutuar “një gamë opsionesh” për të blerë Grenlandën, përfshirë edhe përdorimin e ushtrisë, tha Shtëpia e Bardhë.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë i tha BBC-së të martën se blerja e Grenlandës ishte një “prioritet i sigurisë kombëtare”.

Kjo vjen pasi Trump përsëriti gjatë fundjavës se SHBA-të “kishin nevojë” për Grenlandën, një rajon gjysmë-autonom i Danimarkës, anëtares tjetër të NATO-s, për arsye sigurie, përcjell Insajderi.

Aleatët evropianë janë mbledhur në mbështetje të Danimarkës pas komenteve të SHBA-së. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, paralajmëroi të hënën se çdo sulm nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s.

Të martën, gjashtë aleatë evropianë mbështetën Danimarkën në një deklaratë të përbashkët.

“Grenlanda i përket popullit të saj dhe vetëm Danimarka dhe Grenlanda mund të vendosin për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e tyre”, thanë udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Danimarkës.

Duke theksuar se ishin po aq të përkushtuar sa SHBA-të në sigurinë e Arktikut, nënshkruesit evropianë të deklaratës së përbashkët thanë se kjo duhet të arrihet nga aleatët e NATO-s, përfshirë SHBA-të “kolektivisht”.

Ata gjithashtu bënë thirrje për “mbrojtjen e parimeve të Kartës së OKB-së, duke përfshirë sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark