×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    SHBA vendos tarifa 5% ndaj mallrave meksikane

    Insajderi
    03 June 2019 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të vendosë 5 për qind tarifa ndaj të gjitha mallrave meksikane të eksportuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qysh nga 10 qershori, për ta detyruar Meksikën që të marrë masa për frenimin e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm.

    Qeveria meksikane u përgjigj se do të marrë kundërmasa të forta nëse tarifat amerikane hyjnë në fuqi.

    Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet që, nëse Meksika merr masa efektive për lehtësimin e “krizës së emigrantëve të paligjshëm”, SHBA-ja do ta shqyrtojë mundësinë e anulimit të tarifave, përcjell Telegrafi.

    Nëse “kriza” vazhdon, tarifat do të rriten deri në 10 për qind qysh nga 1 korriku e do të arrijnë gradualisht në 25 për qind brenda disa muajve. Gjithashtu, nëse Meksika nuk do të bllokojë hyrjen masive të emigrantëve të paligjshëm në SHBA nëpërmjet territorit të saj, tarifa prej 25 për qind do të mbetet përgjithmonë.

    Kjo deklaratë bëhet teksa qeveria amerikane ka nxitur miratimin e Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada, që mund të zëvendësojë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës Veriore (NAFTA), si edhe në kohën kur autoritetet meksikane kanë ndaluar mijëra persona që po udhëtonin nëpërmjet Meksikës për në SHBA.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark